Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester City, David Silva, ka njoftuar daljen e tij nga futbolli ndërkombëtar, transmeton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur vetë ai përmes Twitter-it.
Ai tha se është shumë krenar për arritjet e tij me La Roja dhe se vendimi për të dalë në pension është njëri nga vendimet më të rënda që ka marr në jetën e tij.
"Unë kam kaluar ditë dhe javë duke pasur parasysh këtë. Ekipi kombëtar më dha gjithçka dhe më ndihmoi të rritem si një lojtar dhe një person. Unë jam krenar dhe i lumtur, me arritjet e mia dhe ndihmën që i kam dhënë Spanjës", ka shtuar mesfushori Silva
Silva, 32 vjeç, fitoi Kupën e Botës 2010 dhe titullin e Kampionatit Evropian 2008 dhe 2012 dhe luajti 125 herë për Spanjën pasi bëri debutimin e tij në 2006.
Të shtunën, Gerard Pique, qendërmbrojtësi 31-vjeçar i Barcelonës gjithashtu konfirmoi daljen e tij nga loja ndërkombëtare.