Lajmet e fundit

David Silva është në negociata për një transferim të mundshëm te klubi italian, Lazio, sipas raportimeve nga AS.
Silva u përshëndet me Manchester City-n pas dhjetë vjetësh të kaluara te ky klub, dhe tani është në kërkim të një aventure të re.
34 vjeçi po ashtu ka ngjallur interesimin e klubeve Shabab Al-Ahli dhe Al-Nasr, andaj mbetet të shihet nëse do të qëndrojë në Evropë apo do të shkojë në Arabi.