14.10.2019 · përditësuar para 2458 dite1 min lexim
David Harbour dhe Lily Allen duket se nuk mund të rrinë larg njëri-tjetrit ose të paktën ata kanë lënë këtë përshtypje derisa janë parë gjatë ditës së diel në qytetin e New Yorkut.
Ylli 44 vjeçar i “Stranger Things” dhe 34 vjeçarja Allen janë fotografuar duke u puthur plot pasion rrugëve të New Yorkut dhe duke i mbajtur duart njëri-tjetrit.
Ata fillimisht kishin marrë për të ngrënë diçka, ndërsa më pas janë ndalur në një shitore të bizhuterive.
Paraprakisht, Harbour dhe këngëtarja britanike, vëllau i të cilës është ylli i “Game of Thrones” Alfie Allen, kanë marrë pjesë në një festë ku ishin të shoqëruar edhe nga babai i Harbour, Kenneth.
Ndonëse, as Harbour dhe as Allen nuk kanë komentuar publikisht për lidhjen e tyre, kjo e fundit ka postuar një ‘story’ në Instagram të muskujve të Harbour ku shkruan “Të miat”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.