18.03.2019 · përditësuar para 2693 dite1 min lexim
Skuadra e Real Madrid është e interesuar që të nënshkruajë kontratë me portierin David de Gea.
Së shpejti futbollisti 28 vjeçar pritet që të bëhet një agjent i lirë dhe skuadra spanjolle dëshiron që ta shfrytëzojë këtë mundësi, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kontratës së De Geas në Manchester United do t’i skadojë afati në vitin 2020 dhe duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm, futbollisti në fjalë do të jetë i lirë të nënshkruajë kontratë me ndonjë skuadër tjetër.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.