Këngëtari i njohur David Cassidy, është shtrirë në spital.
67 vjeçari, raportohet se ka disa probleme shëndetësore me veshkat dhe bëhet e ditur se ka nevojë për një transplantim të mëlçisë, njofton Klan Kosova.
Një zëdhënëse tha se ishte pranuar në spital në Fort Lauderdale të mërkurën pas vuajtjes së dhimbjes.
Shëndeti i këngëtarit është përkeqësuar për më shumë se dy muaj, njoftoi faqja e internetit TMZ, ndërsa bëhet e ditur se ai është duke u shoqëruar nga familja e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=2r9UtIhOI8M
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.