Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka arritur në aeroportin e Rinasit.
Ai është pritur nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.
Përmes një postimi në “X”, Hasani ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Cameron në Shqipëri.
“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit David Cameron për në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor“, tha Hasani.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.