Lajmet e fundit

Disku me dy versione – atë të studios dhe incizimin nga performansa në Vancouver, në 1983 – do të shfaqet me rastin e hapjes së ekspozitës David Bowie is, në Melbourne, transmeton Klan Kosova.
Të dyja këngët janë remasterizuar në mënyrë të veçantë, kurse tirazhi do të jetë i kufizuar në 550 ekzemplarë, që do të shiten vetëm në galerinë e Australian Centre for the Moving Image, shkruan New Musical Express.
Për koincidencë, video spoti i kësaj kënge ishte realizuar në Australi.
Më 24 korrik, Bowie do ta publikojë përsëri edhe këngën Fame, me rastin e 40 vjetorit të saj, transmeton Klan Kosova.
Kjo këngë ishte pjesë e albumit Young Americans, që doli në treg më 25 korrik 1975.
Artisti i madh është duke punuar në mjuzikllin Lazarus, i cili do të bazohet në filmin e tij The Man Who Fell to Earth, ku ai e luan rolin e jashtëtokësorit Thomas Jerome Newton.
klankosova.tv