David Bowie është nominuar për artistin britanik të vitit nga BBC Music Awards, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari i famshëm i cili ka vdekur në Janar, në moshën 69 vjeçare, është në mesin e emrave si Adele, Calvin Harris dhe Coldplay, për ta rrëmbyer këtë çmim.
Adele e kishte marrë këtë çmim gjatë vitit të kaluar.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve këtë vit, do të jepet live në BBC me 12 dhjetor në Londër.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.