David Beckham ka refuzuar t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me marrëdhënien e tij me të birin në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Të martën, Brooklyn Peltz Beckham theu heshtjen në lidhje me ndarjen nga prindërit e tij, duke thënë në një postim në rrjetet sociale se nuk dëshiron të pajtohet me familjen e tij .
I pyetur në lidhje me deklaratën e të birit në Zvicër të martën nga korrespondenti i biznesit i Sky Neës, Paul Kelso , Sir David refuzoi të komentojë.
Ai u pyet nëse kishte ndonjë mesazh për të birin dhe nëse ishte i zhgënjyer që biznesi familjar po transmetohej publikisht.
Në një deklaratë të ndarë në Instagram, Brooklyn ofroi shpjegimin e tij për përçarjen e supozuar.
26-vjeçari shkroi: “Kam heshtur për vite me radhë dhe kam bërë çmos që këto çështje të mbeten private.

"Nuk dua të pajtohem me familjen time. Nuk po më kontrollojnë, po mbroj veten për herë të parë në jetën time."
"E tëra çfarë duam është paqe, privatësi dhe lumturi për ne dhe familjen tonë të ardhshme”. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.