Daut Haradinaj, kandidati për deputet nga koalicionit Kosova Fituese, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Prishtinë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka respekt për punën e këtij institucioni fetar.
"Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare".
"Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë!", ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.