Shkrimtari Daut Demaku është i ftuar në Zona B të Klan Kosovës.
Demaku ka folur lidhur me Panairin e Librit në Prishtinë ku ka thënë se ky panair ka dhënë shumë arsye që të cilësohet më i mirë se panairet e viteve të kaluara.
Ai gjithashtu ka thënë se ka pasur numër të madh të vizitorëve ndërsa ka folur edhe për botimet e ndryshme që ishin pjesë e panairi duke marrë si shkas mësuesin spiritual dhe autorin indian, Osho.
“Shqiptarët botuan shumë Oshon dhe e botuan keq. Sa ma shumë që modernizohet prodhimi aq më shumë ka me qenë vetmia e thellë dhe sa më shumë do të ketë probleme”.
Demaku ka folur edhe për shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare që ka thënë se ai është një shkrimtar që nuk mund të kapërcehet.
Shkrimtari ka deklaruar se në këtë Panair të Librit janë ndarë edhe shpërblime dhe janë shpallur edhe librat më të shitur gjatë ditëve të panairit.
Ai duke folur për përkthimet në Kosovë dhe është shprehur jo shumë i kënaqur me to derisa ka bërë një krahasim me ato të Shqipërisë.
“Në ish Jugosllavi edhe botuesi “Rilindja” bënte konsulta me shkrimtarë, gazetarë që t’i marë mendimet që të profilizohet”.
“Botuesit e Shqipërisë janë botues të profilizuar dhe shumë serioz, botimet e Shqipërisë janë serioze edhe krahasimi i përkthimit është serioz. Tek ne përkthimi nuk mund të jetë i rrjedhshëm”.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.