Lajmet e fundit

Në këtë album me foto do të shihni pamjet e një dasme përrallore të një çifti xhuxhësh.
I pranishëm në ceremoninë e tyre ishte edhe djali i çiftit.
“Daily Mail” shkruan se i biri i çiftit ka lindur me dy forma të ndryshme të ‘nanizmit’, anachondaplasia si nëna e tij dhe pseudochondaplasia si babai i tij, dhe nuk pritej të mbijetonte më shumë se disa orë. Fatmirësisht, djali ka shërbyer si bartës i unazës së martesës në dasmën e prindërve.
Laura, 26 vjeçe dhe Nathan, 37 vjeç, nga Sunderland, u takuan kur ata të dy ishin kryer rolin e xhuxhit në prodhimin e filmit “Snow White” në vitin 2012, shkruan gazeta Shekulli.
“Ishte e mrekullueshme, pasi ishte përralla perfekte që ne të nisnim jetën së bashku. Tani jemi të martuar dhe dasma ishte thjesht magjike”, është shprehur nusja.
Laura e veshur me një fustan 800 paundësh, shkoi pranë altarit ku e priste bashkëshorti i saj i Nathan i veshur me kostum.







