Lajmet e fundit

Andrew është kinez por që ka lindur në Kanada, kurse gruaja e tij Kate është nga Korea.
Ata janë martuar para pesë viteve dhe jetojnë në Seoul, transmeton Klan Kosova.
Andrew e kishte filluar një seri të quajtur “HJ-Story” në vitin 2010. Kjo seri filloi si një blog personal për të treguar dashurinë që ndien ndaj gruas së tij.
Kjo për shkak se në fillimet e lidhjes së tyre, ata përdornin ilustrime si një mënyrë për të qëndruar së bashku.
“Kate ishte e zënë me shkollë kurse unë në punë, kështu që ne nuk kishim shumë kohë për tu takuar ose për të folur në telefon”.
“Kështu që gjatë punës, unë shtiresha kinse po punoja dhe krijoja ilustrime të vogla dhe ia dërgoja asaj”, u shpreh Andrew.
Më poshtë mund t’i shikoni disa nga ilustrimet të bëra nga Andrew dhe të shikoni se dashuria qëndron në gjërat dhe detajet e përditshme.