Lajmet e fundit

Në Humans of New York, një burrë i moshuar ka treguar dashurinë që ndiente për gruan e tij, të cilën e humbi para disa kohësh.
Historia e këtij njeriu dhe përshkrimi për dashurinë që ende ndjen për gruan e tij, ka bërë që mijëra persona përreth botës ta pëlqenin e madje edhe të komentonin se dëshironin që një ditë të kishin një dashuri si të tyre, transmeton Klan Kosova.
Ky postim që nga e hëna është shpërndarë në 250 mijë herë dhe ka marr më shumë se 1.3 milion pëlqime.
“Kemi qenë të martuar për 62 vjet. Ju më kapët në një kohë kur kam qenë duke menduar shumë për dashurinë sepse jam duke i lexuar sonatat e Shekspirit”.
Dashuria sipas tij është më shumë se sa thjesht një atraksion, e përshkrimi rrënqethës i burrit për momentet pas vdekjes së gruas së tij, ka prekur shumë zemra.