Lajmet e fundit

Presidenti amerikan Barack Obama gëzon simpati të madhe tek shumë persona.
Njëjtë sikurse ai respektohet edhe zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama për modestinë, dashurinë dhe energjinë që ajo përçon tek të tjerët, transmeton Klan Kosova.
Barack Obama dhe Michelle Robinson kishin takimin e tyre të parë në vitin 1989 e tani shumë vite pas është bërë një film lidhur me dashurinë e tyre.
“Southside With You”, është filmi i cili sot do e ketë premierën e tij dhe përshkruan dashurinë e çiftit të parë amerikan.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga momentet më të bukura të dashurisë së çiftit Obama.



























