Lajmet e fundit

Jeta familjare për dikë që ka obligime mund të duket shumë e komplikar.
Prindërit zakonisht përkushtohen më shumë pas punëve të tyre sesa t`u përkushtojnë vëmendje aktiviteteve dhe nevojave për të cilat kanë nevojë fëmijët e tyre.
Në këto raste eksperiencash, përvoja më së miri tregon që shprehja e dashurisë në momente të ndryshme i bën të vegjëlit të ndihen të vlerësuar çfarëdo qofshin format e të shprehurit të dashurisë ndaj tyre.
Mësoni fëmijët që t`i vlerësojnë gjërat e vogla që ju ua ofroni si formë e dashurisë së pakufi ndaj fëmijës.
Këto janë gjestet që duhet t`i bëni vazhdimisht që fëmija juaj të ju vlerësojë.
Përpiquni që çdo bashkëbisedim që bëni me ata t`i shikoni në sy dhe të mbani kontakt të vazhdueshëm me ta, pasi kështu ju do t`i kuptoni më lehtë kërkesat e tyre dhe si rrjedhojë ata do të jenë në gjendje të jenë më të mirëkuptueshëm kur ju jeni në ngarkesë të madhe të punës.
Ata e ndiejnë këtë si nevojë strehimi te dikush që është mbrojtës i tyre. Paramendoni në situatën më të thjeshtë se si do të ndihej fëmija juaj kur sheh që shokët/ shoqet e tyre të shkollës janë gjithnjë të rrethuar nga përqafimet e prindërve të tyre pa marrë parasysh kushtet materiale. Kjo do t`i lëndonte edhe më tepër dhe do t`i bëntë të izoluar në botën e tyre duke krijuar më pas kështu probleme të ndryshme nga ana emocionale e fëmijës.
Andaj, përqafoni sa më shumë ata, në mënyrë që tua shprehni dashurinë atyre pa marrë parasysh ngarkesat e punës.
Ekpserimentoni me këto këshilla të thjeshta po praktike për të rikthyer harmoninë tuaj më të vegjëlit tuaj, duke u shmangur nga dinamika dhe streset e punës që zakonisht përcillen edhe te fëmijat tuaj duke iu shkaktuar përjetime jo të mira atyre.
Cilat janë mënyrat tuaja të dashurit fëmijët pa thënë asnjë fjalë? / klankosova.tv