Lajmet e fundit

Disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare u nderuan me mirënjohje nga Komuna e Prishtinës në prag të koncertit “Kanga Jonë”, i organizuar në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
Mes artistëve të vlerësuar ishin Aurela Gaçe, Alma Bektashi, Vesa Luma dhe Jehona Sopi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se koncerti është pjesë e aktiviteteve që shënojnë këtë datë të rëndësishme për kryeqytetin. Ndërkaq, artistët shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen në koncertin “Dashni nga Prishtina”, i cili pritet të mbledhë një numër të madh qytetarësh.
Pas ceremonisë, të pranishmit vizituan edhe ekspozitën “Sy më Sy”, e cila sjell rrëfimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.