Lajmet e fundit

Richard Visek, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, tha se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) nuk duhet të gjejë se Izraeli është ligjërisht i detyruar të tërhiqet menjëherë nga territoret e pushtuara.
Një thirrje për tërheqje duhet të marrë parasysh "nevojat shumë reale të sigurisë" të Izraelit, tha ai.
Visek këtë e tha në seancën dëgjimore në GjND mbi pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Çështja u ngrit nga 52 vende që argumentojnë se Izraeli duhet të tërhiqet.