Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar qëndrimin e Kosovës kundër terrorizmit.
Byroja për Kundërterrorizëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka theksuar se ky hap shihet si një tregues i përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë ndërkombëtare dhe luftës kundër terrorizmit.
“Faleminderit Kosovës për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për shpalljen e IRGC-së si organizatë terroriste”, shkruan DASH në platformën X.
Vlerësimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.