Lajmet e fundit
Kampioni i Serie A do që ta zëvendësojë mbrojtësin zviceran të krahut të djathtë me anësorin e Djajve të Kuq, i cili ka kohë që përflitet si largim i mundshëm nga Old Trafford

Juventus ka shprehur interesim për të siguruar nënshkrimin e mbrojtësit të Manchester United, Matteo Darmian.
Gjiganti i Serie A është i vendosur ta zëvendësojë mbrojtësin 34-vjeçar Stephan Lichtsteiner, që pritet të largohet në fund të këtij edicioni.
Darmian ka qenë edhe në radarin e Napoli e Roma, por Mourinho ka vendosur të mos e shesë, sepse e sheh si anëtar të rëndësishëm të skuadrës.