Lajmet e fundit
Mbrojtësi do të kthehet në shtëpi, pasi minutat e pakët në fushë e kanë shtyrë të kërkojë largimin nga Djajtë e Kuq

Matteo Darmian është duke kërkuar shtëpi në Milan, ndërsa përgatitet të kalojë tek Inter nga Manchester United.
Mbrojtësi italian është i frustruar me minutat e pakët në fushë nën urdhrat e Jose Mourinho dhe është i paduruar të kthehet në shtëpi.
Është raportuar se edhe skuadra të tjera italiane janë të interesuara për shërbimet e tij, por me gjasë neroazurët do të jenë zgjedhja e tij.