Lajmet e fundit

Matteo Darmian ka thënë se ishte e pamundur që t’i thuhet jo, Manchester United.
Mbrojtësi është transferuar këtë verë në Old Trafford për 20 milionë euro, ai po ashtu ka treguar se përcjell ndeshjet e ish-klubit të tij, Torino.
“Kur Manchester United më ftoi mua, nuk kisha arsye që të mendoja dy herë, ishte i pamundur refuzimi”.
“Ende e përcjell Torinon, ata ishin të mirë kundër Pescaras dhe kanë mundësi që të bëhen edhe më mirë” ka thënë Darmian.