Lajmet e fundit
Mbrojtësi ka qenë kapiten i Djajve të Kuq në përballjen para-sezonale ndaj Milan, por nuk do që të mbetet në Old Trafford për edicionin e ardhshëm

Jose Mourinho ka zbuluar se Matteo Darmian dëshiron të largohet nga Manchester United, duke nënvizuar se klubi nuk do ta shesë nëse nuk merr ofertë të mirë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte lider i skuadrës në fitoren me penallti ndaj Milan, të enjten, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të International Champions Cup.
Pasi ka regjistruar vetëm tetë paraqitje përgjatë krejt edicionit të shkuar të Premierligës, italiani nuk pritet të mbetet në Old Trafford për atë të radhës.
"Atij iu dha shiriti i kapitenit sepse ka qenë fantastik në dy vjetët e mia në skuadër".
"Ai është i gatshëm në çdo kohë për të dhënë gjithçka nga vetja. Është rritur tek Milan dhe shiriti i kapitenit kundër ish-skuadrës ka shumë peshë".
"Matteo dëshiron të largohet dhe mendoj që kur atyre ju vjen kjo dëshirë atëherë ne duhet ta respektojmë, por jo me çfarëdo çmimi"