Sonte në Big Brother VIP Kosova, për herë të parë do të kemi vetëm 3 banorë të nominuar, dhe jo vetëm.
Atyre do t’u bashkohet edhe pjesa tjetër e shtëpisë, të cilët posedojnë të drejtën të komentojnë, veçse jo të replikojnë.
“Banorë, darka e të nominuarve sonte vjen nga “Gjiks & Chiks”, me disa risi. Për herë të parë përballë njëri-tjetrit do të jenë veç 3 banorë, Santiana, Blerando dhe Buci. Gjithashtu në tavolinën e darkës do të jenë prezentë edhe pjesa tjetër e shtëpisë. Secili nga banorët e panominuar në tavolinë do të kenë të drejtë që të komentojnë, por jo të replikojnë përgjigjet e pyetjeve, që për të nominuarit sonte janë nga publiku”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.
“Në fund pjesa e të panominuarve do të vendosë fituesin dhe humbësin e darkës – moderator do të jetë Mirdoni”, u tha tutje në njoftim.
https://www.youtube.com/watch?v=FNyVlxmuElM
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: