Si pasojë e reshjeve të shumta gjatë ditës së sotme, një pjesë e rrugës në lagjen Dardania është mbushur me ujë.
Në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv shihet se niveli i ujit është rritur dukshëm.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar, duke paralajmëruar se reshjet e dendura mund të shkaktojnë probleme në qarkullim dhe rritje të rrezikut nga vërshimet.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.