Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës, në futsall ka arritur fitore ndaj Bullgarisë, në ndeshjen e parë të Grupit C, të vlefshëm për rrethin e parë të kualifikimeve për botërorin e 2024.
“Dardanet” mposhtën organizatorët e kësaj fazë me rezultat 2:0 me golat e Maxharaj dhe Salihu.Teksa Kosova do ti zhvilloj edhe dy sfida të tjera.
Të shtunën të përzgjedhurit e Arben Simitçiut i pret sfida ndaj Armenisë, kurse me 11 prill mbyllin këtë cikël kualifikues ndaj Skocisë. Fituesi dhe vendi i dytë në grup do të avansoj në fazën e radhës.