Lajmet e fundit

Sonte me fillim prej orës 18:00 në stadiumin "Fadil Vokrri", vashat e Kosovës përballë do ta kenë sfidën e quajtur Slloveni.
Vashat do të mundohen të harrojnë humbjen e para disa ditësh kundër Rusisë me rezultat 5 me 0.
Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian EURO 2021 që do të mbahet në Angli.
Kosova deri më tani ka dy fitore duke arritur ta mundin Turqinë me rezultat 2 me 0 dhe Estoninë me rezultat 2 me 1.
Po aq i ka edhe humbjet duke pësuar ndaj po ndaj Sllovenisë dhe Rusisë me rezultat 5 me 0.