Kombëtarja e Kosovës ka nisur stërvitjet për përballjen ndaj Komoreve, ndeshje kjo që zhvillohet të hënën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” në ndeshjen e parë miqësore të qershorit kundër Armenisë, fituan bindshëm me rezultat 5:2, transmeton Klankosova.tv.
Federata e Futbollit të Kosovës ka thënë se pas kësaj fitoreje, djelmoshat kosovarë u kthyen menjëherë në punë me përkushtim maksimal.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.