Lajmet e fundit

Të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për kualifikimet e Kupës së Botës “Zelanda e Re – Australia 2023” për Kombëtaret e Femrave.
51 ekipet pjesëmarrëse në këto kualifikime janë ndarë në nëntë grupe, gjashtë grupe me nga gjashtë ekipe dhe tri grupe me nga pesë ekipe.
Kosova u vendos në grupin F ku bën pjesë edhe Shqipëria, ndërkaq në këtë grup janë edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia, njofton Klan Kosova.
Ndeshjet e këtij cikli kualifikues fillojnë në shtator të këtij viti, derisa përfundojnë në shtator të vitit 2022.
Fituesit e nëntë grupeve kualifikohen direkt në Botërorin 2023, derisa skuadrat e renditura në pozitën e dytë do të luajnë në “play-off” për t’u përcaktuar dy ekipet e tjera që do të kualifikohen në Botëror.