Lajmet e fundit

Në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e grupmoshave nën 17 dhe nën 19 vjeç në konkurrencën e vajzave.
Kombëtarja e Kosovës U17, do të bëjë pjesë në Grupin 5, ku janë të përfshira edhe Republika e Irlandës, Franca dhe Italia.
Ndërkohë, Kombëtarja U19 do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës B për Euro 2023, ku është përfshirë në Grupin 3, së bashku me Irlandën e Veriut, Qipron dhe Letoninë.