Lajmet e fundit

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet seanca gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut të cilët akuzohen për vrasjen e 18 vjeçares Marigona Osmani.
Krivaqa ka qarë gjatë leximit të aktakuzës, derisa nuk ka pranuar të deklarohet rreth fajësisë së tij.
"Nuk po them që jam i pafajshëm, veç se di. Nuk dua të deklarohem rreth fajësisë", tha ai, njofton Klankosova.tv.
Derisa i akuzuari i tjetër, Arbër Sejdiu, tha se ndjehet i pafajshëm.
"E ndjej vetën të pafajshëm. Nuk e pranoj fajësinë".
Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, po e përcjell nga afër seancën gjyqësore.
https://klankosova.tv/dardan-krivaqa-1dergohet-me-antiplumb-ne-gjykate-video/