Lajmet e fundit

Danimarka ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën.
Kjo paketë e ndihmës bëhet e ditur se është me vlerë prej 308 milionë eurosh, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Raundi i ri i ndihmës përfshin sisteme dhe municione artilerie”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes atje.
Danimarka ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës dhe ka ndihmuar me një sasi të konsiderueshme ndihme ushtarake që nga fillimi i luftës.