Lajmet e fundit

Kanë vazhduar ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europain 2016.
Në natën e dytë rresht të kualifikimeve ndeshjet kryesore kanë qenë ato të Grupit I, ku bënë pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë.
Portugalia ka arritur ta përmbys rezultatin kundër Armenisë, pas një performance magjike të lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi Hat-trick për të realizuar fitore prej 2-3, transmeton Klan Kosova.
Kurse Danimarka ka mposhtur Serbinë me dy gola diferencë, 2 me 0.
Në Grupin D, kampionët e botës kanë deklasuar kombëtaren e Gjibraltarit. Gjermania mundi autcajderët 7 me 0.
Në të njëjtin grup Polonia mposhti 4 me 0 Gjeorgjinë, kurse kombëtarët fqinje, Irlanda e Skocia ndanë pikët në barazimin 1 me 1.
Grupi tjetër, ai F, ka sjellë befasinë e mbrëmjes së sotme. Ishujt Faro kanë mposhtur Greqinë, me rezultat 2 me 1.
Ndërsa në ndeshjet tjera të grupit, Hungaria mposhti si mysafire Finlandën, 0 me 1, kurse Irlanda Veriore e Romania barazuan pa gola./Klan Kosova.