Lajmet e fundit
Danilo ka folur për transferimin e tij tek Real Madrid, duke e quajtur realizim të ëndrrës.

E përditshmja spanjolle Marca duke filluar prezantimin e mbrojtësit të krahut të djathë të Real Madrid, Danilo, i transferuar nga Porto këtë verë, ka prekur disa pika me interes për publikun.
“Është realizim ëndrre. Unë gjithmonë kam përcjellë suksesin e brazilianëve të transferuar tek Real Madrid kur kam qenë fëmijë”.
“Të telefonohesh nga klubi më i madh në botë është ëndërr e secilit. Kjo sepse duhet të jesh më i mirë që të luash në Madrid”.
“Unë kurrë nuk kam dyshuar. E kam ditur që duhet të transferohem tek Real”.
“Në Madrid vlejnë vetëm fitoret. Më pëlqejnë sfidat sepse të çojnë në limite”.
“Real Madridi është dimension tjetër, është klubi më i madh në botë”.