Lajmet e fundit
Braziliani mori një lëndim në thembër në përballjen e Brazilit me SHBA-në.

Lajmet e këqija vazhdojnë në arrijnë në kampin madrilen.
Pas lëndimit të Jese Rodriguez, edhe mbrojtësi brazilian Danilo është kthyer në Madrid i lënduar.
Anësori i ‘Los Blancos’ ka marrë një lëndim në thembrën e djathtë në ndeshjen që Brazili e fitoi ndaj SHBA-së, me rezultat 4-1.
Danilo pritet të mbetet jashtë fushave për rreth një muaj, ndërsa Dani Carvajal pritet të jetë njeriu që do ta zëvendësojë atë për kaq kohë.