Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Manchester City, Danilo ka thënë se mirëpret një arritje të mundshme të Lionel Messi në Etihad.
Ish futbollisti i Real Madrid ka thënë se argjentinasi do të ishte një shtesë e madhe për The Citizens, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
Thashethemet se Messi mund të ribashkohet me Pep Guardiolan kanë qarkulluar me muaj të tërë, bashkë me largimin e tij nga Barcelona.
“Kemi skuadër shumë të mirë, por mund të përmirësohemi ende”, ka thënë ai.
“Messi është top lojtar dhe natyrisht se do të doja të luaja me të, ai është më i miri”, ka thënë Danilo.