Lajmet e fundit
Braziliani Danilo pas arritjes në Madrid është shprehur i lumtur për kalimin e tij tek skuadra mbretërore.

Nënshkrimi më i ri i Real Madridit, Danilo ateroi në kryeqytetin spanjoll të martën, për t'iu bashkuar bashkëlojtarëve në përgatitjet për sezonin e ri.
Braziliani u shpreh i lumtur dhe i entuziazmuar me arritjen në Madrid.
"Jam i lumtur dhe mezi pres të fillojmë".
Mbrojtësi i djathtë që mungoi në Copa America shkaku i një lëndimi, konfirmoi të jetë shëruar plotësisht.
Ai do të kryejë testet mjekësore të enjten, ndërsa pritet që menjëherë pas kësaj të prezantohet në ambientet VIP të Santiago Bernabeut.