Lajmet e fundit
Mbrojtësi brazilian ka arritur në kryeqytetin spanjoll të mërkurën, për tu prezantuar një ditë pas si lojtar i ri i Real Madridit.

Mbrojtësi brazilian arriti në Aeroportin Adolfo Suarez Madrid-Barajas në mesditëne të mërkurës, pas një fluturimi të gjatë nga Sao Paulo.
Danilo do të prezantohet të enjten në ambientet VIP të Santiago Bernabeut, ndërsa klubi ende nuk ka dhënë për medie orën e saktë të këtij eventi.
Real Madrid pati arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit qysh në muajin Mars, për një pagesë prej 30 milionë eurosh.