Daniel Maldini, djali i Paolos dhe nipi i Cesaros, legjendave të Milanit, nënshkroi këtë të shtunë kontratë me Atalantën.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi në rrjetet zyrtare.
“Atalanta ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar përfundimisht të drejtat për paraqitjet sportive të sulmuesit 23-vjeçar Daniel Maldini nga Monza”, shkruhet në njoftimin e klubit.

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek futboll dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.