Daniel Lekndreaj është bërë basketbollisti më i ri në radhët e KB Pejës.
Reprezentuesi i Shqipërisë deri në fund të sezonit të kaluar ishte pjesë e Prishtinës.
Drejtori sportiv i KB Pejës, Arbër Elshani ka konfirmuar lajmin për Klankosova.tv. duke shtuar se kontrata e Lekndreajt është një vjeçare.
Mirëpo në prezantimin e Lekndreajt në faqen zyrtare në Facebook, klubi e ka cilësuar me nacionalitet kosovar.
Kujtojmë se Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e cilëson Lekndreajn si shqiptar pasi qe edhe luan për Kombëtaren Shqiptare të Basketbollit.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.