Lajmet e fundit

Mbrojtësi brazilian, Dani Alves, ka nënshkruar me nënkampionin francez, Paris Saint-Germain.
Ndonëse flitej që braziliani do të kalonte te Manchester City dhe të bashkohej me ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola, ai në fund vendosi që të kalojë te klubi francez.
Ai nënshkroi kontratë dyvjeçare me skuadrën kryeqytetase, pas një viti të suksesshëm që pati te Juventus.