Lajmet e fundit
Manchester United duket se do ta sjellin në skuadër yllin brazilian, Dani Alves. Mbrojtësit i skadon kontrata me Barchen në fund të këtij sezoni, transmeton Klan Kosova.

Manchester United tash e një kohë kanë qenë në kërkim të Dani Alves, por duket se më në fund do ta realizojnë transferimin e tij, pasi që ky i fundit pritet ta lëshojë gjigantin katalunas këtë fundsezon.
Braziliani ka qenë pjesë e Barcelonës qysh nga viti 2008, por siç kanë raportuar mediat në Spanjë, ai nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër, siç klubi i ofroi, transmeton Klan Kosova.
Mbrojtësi i krahut të djathtë pritet që ta lajmërojë largimin e tij nga Barcelona në prezantimin e ardhshëm për media.
Louis van Gaal besohet se është admirues i madh i 32 vjeçarit, sidomos për përvojën e tij.
Paga mujore e yllit pritet të jetë 150.000 funte për javë.