Lajmet e fundit

Me lajmet se Dani Alves është rikthyer te Barcelona, mbrojtësi brazilian u shpreh në rrjetet sociale për të shprehur kënaqësinë e tij për lëvizjen dhe kthimin në shtëpi.
Dani Alves shihet si mbrojtësi i djathtë më i miri në historinë e klubit dhe skuadra Blaugrana ka luftuar për ta zëvendësuar atë që kur u largua në vitin 2016.
Pas periudhave me Juventus, PSG dhe Sao Paulo, ai është kthyer në Camp Nou.
"Pothuajse pesë vjet luftim si i çmendur për të arritur në atë pikë. Nuk e dija se do të zgjaste kaq shumë, nuk e dija se do të ishte kaq e vështirë", ka shkruar Alves në Instagram.
“Por e dija në zemrën dhe shpirtin tim se kjo ditë do të vinte. Po kthehem në shtëpi në një vend që nuk e lashë kurrë”.
"Shihemi së shpejti me të njëjtën dëshirë për të ndihmuar në rindërtimin e klubit më të mirë në botë!"/
Në tetë vite në Katalonjë, Alves bëri 391 paraqitje dhe shënoi 23 gola. teksa fitoi 23 trofe. /Klankosova.tv/.