Lajmet e fundit

"Për qeverinë e Bjellorusisë arti i pacenzuruar është aktivitet kriminal!"
Një barsoletë e njohur e Bjellorusisë, ku kreu i komisionit zgjedhor i thotë Lukashenkos, “e kam një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i mirë është që jeni president përsëri, e lajmi i keq është që askush nuk ka votuar për ju...”
Kjo barsoletë ka shumë të vërtetë, dhe ky film tregon për përpjekjet heroike në protestat kundër shtypjes të Belarus Free Theatre në shtetin e njohur si “Diktatura e Fundit e Europës”.
Duke përdorur xhirimet e kontrabanduara jashtë vendit, përkundër kërcënimit të vazhdueshëm, sulmeve dhe burgosjeve, filmi sjell pamje dramatike të protestuesve paqësorë që rrahën dhe shtyhen në automjetet e blinduara të policisë, për shkak se krimi i tyre ishte duartrokitja dhe qeshja në rrugë.
E diskutimi ynë me mysafirin e veçantë përmes lidhjes në Beograd do të përqendrohet në diskutimin se, a mundet përmes artit të luftohet kundër diktaturës dhe për liri, duke i bërë ballë uniformitetit dhe censurës, dhe përmes kësaj të ndryshoj edhe botën!
Dokuvision është një projekt partneriteti i Rrjetit Ballkanik të Distribuimit të Dokumentarëve (BDDN) anëtarët e së cilës janë MakeDox /Shkup, Maqedoni/, Dokufest /Prizren, Kosovë/, Underhill Fest /Podgoricë, Mali i Zi/, Restart /Zagreb, Kroaci/, Slobodna Zona / Festival Free Zone Film /Beograd, Serbi/, Petra PAN Film Production dhe Demiurg Distribucija /Lubjanë, Slloveni/. "Dokuvisioni" përkrahet nga Ballkan Arts & Culture Fund (BAC).