Lajmet e fundit
Shkuarja e një numri të madh të tifozëve shqiptarë në Kopenhagë ka bërë që danezët të kenë frikë për incidente të mundshme gjatë ndeshjes.

Jachob Hoyer, zyrtar i Federatës Daneze të Futbollit, ka shprehur dyshimin e tij për rrezikun që mund të paraqesë numri i madh i shqiptarëve në stadiumin e Kopenhagës dhe në qytet.
Për ekstrabladet.dk, një nga portalet kryesore daneze, ai tha se rreziku është më i madh në pjesët ku shqiptarët dhe danezët janë afër.
“Tifozët shqiptarë kanë blerë bileta për pjesë të caktuara për vendësit”.
“Kjo mund të çojë në incidente të papritura, por ne kemi marrë masat për këtë gjë”.