Lajmet e fundit
“Cristiano është një golashënues i pastër, ai nuk shqetësohet për të qenë në mesfushë për të ndjekur ritmin e ndeshjes, por kërkon që ai të jetë ai që do të ‘vrasë ndeshjen’. Messi në anën tjetër, përfshihet në ritmin e ndeshjes vazhdimisht, ky është dallimi”

Ish-mbrojtësi i Anglisë Rio Ferdinand ka thënë se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë shumë të ngjashëm, por kanë një dallim që i dallon po aq.
Portugezi dhe argjentinasi e kanë dominuar botën e futbollit në dhjetë vjetët e fundit duke fituar po aq herë Topin e Artë.
Sipas Ferdinand të dy janë të jashtëzakonshëm dhe me shumë ngjashmëri, por se Messi ka gatishmëri më të madhe për t'u përfshirë në lojën e skuadrës.
“Unë mendoj se ai dhe Cristiano janë lojtarët më të mirë. Diferenca mes tyre është mentaliteti, Cristiano është ‘më pasoni topin në zonën ku mund të shënoj’, ndërsa Messi shpesh shihet në pozitën e mesfushorit defansiv duke pranuar topin, duke luajtur me nga një të prekur”.
“Cristiano është një golashënues i pastër, ai nuk shqetësohet për të qenë në mesfushë për të ndjekur ritmin e ndeshjes, por kërkon që ai të jetë ai që do të ‘vrasë ndeshjen’. Messi në anën tjetër, përfshihet në ritmin e ndeshjes vazhdimisht, ky është dallimi”.