Pesë të dyshuarit për dallaveret me prona nuk do të qëndrojnë prapa grilave.
Ky është vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, pasi që e refuzoi kërkesën për paraburgim të prokurorisë.
Kjo masë, do të zëvendësohet me detyrim të paraqitjes në stacionin policor.
Lajmi u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.
"Është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndaj 5 të pandehurve është caktuar masa e paraqitjes në stacion", tha Lekaj për Klankosova.tv.
Rreth kësaj ngjarje Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së djeshme.
https://klankosova.tv/avokatja-e-bashkim-shaqirit-i-1eshte-bastisur-shtepia-tash-po-merret-ne-pyetje/
https://klankosova.tv/ky-eshte-zyrtari-i-gjykates-qe-po-dyshohet-per-rastin-e-manipulimit-me-prona11/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.