Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve të arrestuar për dallavere me lejet për armë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
"Prokurori kompetent i shtetit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pranë gjykatës kompetente", deklaroi ajo për Klankosova.tv.
Në mesin e të arrestuarve janë dy zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe dy të një kompanie private.
Lidhur me rastin kishte raportuar edhe Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/keqperdorimet-me-leje-te-armeve-dy-nga-4-te-prangosurit-jane-zyrtare-te-mpb-se/
https://klankosova.tv/aksioni-i-prokurorise-kater-te-arrestuarit-dyshohen-per-dallavere-ne-leshimin-e-lejeve-per-arme/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.