Përballjet mes Dallas Mavericks dhe LA Clippers kanë kaluar deri në ndeshjen e shtatë të serisë, për shkak se deri më tani as njëra e as tjetra skuadër nuk kanë arritur të marrin katër fitore për ta
siguruar edhe kalimin në gjysmëfinale të perëndimit. Sfida e fundit, që do të jetë më e rëndësishmja pasi fituesit kalojnë tutje e humbësit eleminohen, luhet të dielën me fillim nga ora 21:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.
Kjo seri po del të jetë më atraktivja e raundit të parë dhe përballje rekordesh, pasi asnjëherë në histori të NBA nuk ka ndodhur që gjashtë duele radhazi të një serie playoff-i të fitohen nga skuadrat mysafire siç ka ndodhur me këto dy klube.
Padyshim ajo që po spikat më së shumti është përballja mes Luka Donçiq dhe Kawhi Leonard, lojtar këta që janë më të mirët me statistika tek skuadrat e tyre teksa edhe kanë vendosur duelet e deritashme me paraqitjet e tyre fenomenale.
Clippers do vazhdojnë të vuajnë mungesën e Ibakës ndërsa nga ana tjetër Dallasit po i mungon transferimi i fundit, JJ Redick.
Dallas, 5-shja e mundshme startuese: Donçiq, Hardaway Jr, FinneySmith, Porzingis, Marjanoviq
Clippers, 5-shja e mundshme startuese: Jackson, George, Leonard, Morris, Batum
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.