Lajmet e fundit

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliq, ka folur pas eliminimit të Kroacisë, nga Argjentina në Kampionatin Botëror.
Daliq e uroi Argjentinën për kalimin në finale, teksa shtoi se do të luftojë tani për vendin e tretë, transmeton Klankosova.tv.
“Së pari, urime Argjentinës për fitoren dhe për arritjen në finale. Gjithçka që duhet të bëjmë është të bashkohemi, të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë për vendin e tretë, tha Daliq.
“Ne luajtëm mirë për gjysmë ore, duke kontrolluar topin. Ndonjëherë fati ju favorizon, ndonjëherë jo. Nuk kemi shumë për t'u ankuar, le të vazhdojmë”.
Daliq theksoi se lojtarët e tij u ankuan për penalltinë, por trajneri kroat thotë se nuk duhet të ankohen, por të përgatitetn për lojën tjetër.
Me sa kuptoj unë djemtë protestuan se nuk na u dha këndi, pranuam gol nga ai aksion. Por çfarë do të bëjmë, nuk mund të ankohemi. Nuk kam asgjë për të fajësuar djemtë, tani duhet të ngremë kokën dhe të përgatitemi për lojën që na pret”.
Kishim situata të mira, topi shkoi në krahët, por nuk ishim konkretë në sulm. Na mungon një sulmues i vërtetë, klasik, për të depërtuar në krah, për të pasur një zgjidhje më të mirë. Ne e dimë se çfarë jemi, çfarë nuk jemi dhe kaq”.
Ai në fund tha se është krenar me ekipin për atë se çfarë kanë arritur.
“Nëse dikush do të na kishte ofruar këtë para turneut, ne do ta kishim pranuar. Jemi vërtet krenarë”.